Manchester United ka regjistruar fitore në javën e tretë në Premierligë.
Skuadra e drejtuar nga Erik ten Hag fitoi me përmbysje të rezultatit ndaj Nottingham Forestit.
Ndeshja e zhvilluar në “Old Trafford” përfundoi me rezultatin 3:2.
Mysafirët ia dolën që brenda katër minutave të krijojnë avantazh prej dy golave, pasi ishin Taiwo Awoniyi (2′) dhe Willy Boly (4′) që realizuan.
Megjithatë, “Djajtë e Kuq” ia dolën në vazhdim që të përmbysin gjithçka. Ishte Christian Eriksen (17′) që shënoi fillimisht, kurse shifrat u barazuan përmes Casemiros (52′).
Golin e fitores e realizoi kapiteni, Bruno Fernandes (76′), nga pika e penalltisë.
Vlen të theksohet se Nottingham Forest luajti më një futbollist më pak nga minuta e 67-të, pas përjashtimit me karton të kuq të Joe Worrall.
Man United pas kësaj fitore ka gjashtë pikë dhe momentalisht ndodhet në pozitën e pestë në tabelë.
Nottinghami ka tre pikë dhe pozicionohet në vendin e 14-të.