2.7 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Fitore Pacolli zbehë shpresat e ShBA-së për projektin e gazit: Nuk është projekt strategjik dhe amerikan

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka thënë se ata janë duke e bërë studimin e fizibilitetit për projektin amerikan të gazsjellësit.

Ajo në Info Magazine të Klan Kosovës ka deklaruar se nuk mund të pranojnë menjëherë një projekt për të cilin sipas saj duhet të shikohet nëse është i rëndësishëm dhe i përshtatshëm për ta marrë.

“Nuk është projekt strategjik dhe amerikan siç po i referohet opozita, është projekt për të cilin MCC-ja ka ndarë fonde për projekt energjetik. Mirëpo, nuk e ka caktuar nëse do të jetë me gaz apo ndonjë alternativë tjetër, pra ne kemi parë që nuk ka studim të thellë të fizibilitetit dhe studim konkret, duke marrë parasysh edhe ndikimin ekonomik dhe ndikimet mjedisore”.

“Prandaj qeveria ka thënë se fondet prej MCC, në bashkëpunim me MCC i kanë riorientuar në projekte energjetike të ripërtritshme. Çështja e gazit do të studiohet dhe do te shikohet nëse është e rëndësishme dhe e përshtatshme që ne ta marrim”, ka thënë Pacolli.

“Po shohim që Amerika dhe Bashkimi Evropian po lëvizin duke hequr dorë nga gazi, po shkojnë drejt investimeve të ripërtritshme. Kemi deklarimin e Joe Biden, presidentit të ShBA-së dhe 20 shteteve anëtare ku bëjnë pjesë edhe shtetet kryesore të BE-së që janë dakorduar në Samitin e Klimës që nuk do të financojnë projekte fosile. Kjo i bie që ne mund të fillojmë një projekt që mund të mbetet në gjysmë sepse nuk ka fonde për gazin dhe për këtë arsye na duhet ta analizojmë dhe të shohim se cilat janë alternativat më të përshtatshme për ne”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img