Site icon PrishtinaPress

Fitore Pacolli urdhëron shqiptarët e Zvicrës: Duhet të angazhoheni që të keni dy aktivist të VV-së në asamblenë e Cyrihut

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Fitore Pacolli u ka kërkuar shqiptarëve me të drejtë vote në Zvicër që të votojnë dy kandidatët të VV-së në Zyrih.

Përmes një statusi në facebook ajo fton qytetarët t’i votojnë Gadaf Muharemi dhe Reis Luzhnica.

Postimi i plotë:

Të gjithë ju që keni të drejtë vote në zgjedhjet komunale në qytetin e Zyrihut (Zürich) votoni për Gadaf Muharemi dhe Reis Luzhnica që kandidojnë në listat e Partisë Socialdemokrate. Reis Luzhnica garon në qarkun 3 dhe mban numrin 5 në listë, ndërsa Gadaf Muharremi garon në qarkun 12 dhe mban numrin 4 në listë.

Vetëm pak angazhim dhe mund ti keni të dy përfaqësues në Asamblenë e Zyrihut. Është e mundshme dhe duhet të angazhoheni që të keni dy përfaqësues të zëshëm e të palodhshëm.

Zgjedhjet mbahen në 13 shkurt. Në qarkun 3 të Zyrihut votoni numrin 5 Reis Luzhnicën, dhe në qarkun 12 votoni numrin 4 Gadaf Muharremin.

Suksese Gadafit dhe Reisit!

Exit mobile version