-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Fitore e madhe e Bidenit, megjithatë Demokratët arrijnë ta ruajnë kontrollin e Senatit

Demokratët do ta mbajnë kontrollin mbi Senatin amerikan, pasi që senatorja Catherine Cortez Masto, fitoi në zgjedhjet në Nevada, siç kishte parashikuar Edison Research, duke i dhënë kështu një fitore të madhe presidentit amerikan Joe Biden.

Republikanët janë akoma afër marrjes nën kontroll të Dhomës së  Përfaqësuesve të Kongresit amerikan, derisa po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga zgjedhjet e mbajtura të martën e kaluar në SHBA.

Cortez Maston fitoi ndaj republikanit Adam Laxalt, ish-prokurorit e përgjithshëm që e mbështeti ish-presidenti amerikan Donald Trump.

 “Amerika tregoi se beson në demokraci”

Me fitoren e saj, pas senatorit demokrat Mark Kelly, i cili mbrojti mandatit e tij për Senat në Arizonë, që u konfirmua të premten, demokratët do të kontrollojnë të paktën 50 ulëse në Senat, që nënkryetarja Kamala Harris kishte votën vendimtare në rast se shkojnë 50-50.

“Amerika tregoi se besojmë në demokracinë tonë, që rrënjët e demokracisë janë të thella dhe të forta”, tha në një konferencë për gazetar në Senat, demokrati Chuck Schumer.

Senati aktualisht është i ndarë 50-50 mes demokratëve dhe republikanëve. E Senati i ri i zgjedhur do të bëjë betimin me 3 janar. Ruajtja e kontrollit mbi Senati do të thotë se demokratët akoma do të mund të miratojnë kandidatët e Bidenit, siç është rasti i gjykatësve federalë.

Nëse një vend do të lihej vakant në dy vitet e ardhshme, kjo do të nënkuptonte edhe emërime në Gjykatën e Lartë, e cila tani ka një shumicë konservatore. Nëse senatori demokrat Raphael Warnock fiton balotazhin e 6 dhjetorit në Gjeorgji kundër kundërshtarit republikan Herschel Walker, do të rriste shumicën demokrate në 51-49.

Kjo do t’u jepte demokratëve një avantazh shtesë në miratimin e atyre ligjeve që mund të miratohen me shumicë të thjeshtë votash. Shumica e projektligjeve në Senat kërkojnë 60 vota.

Do të dobësonte gjithashtu ndikimin e senatorëve Joe Manchin nga Virxhinia Perëndimore dhe Kyrsten Sinema nga Arizona, të cilët kanë bllokuar ose vonuar disa nga nismat kryesore të Biden, duke përfshirë zgjerimin e disa programeve të mirëqenies.

Republikanët kanë një avantazh në Dhomën e Përfaqësuesve

Mund të kalojnë disa ditë ose më shumë përpara se të dihet rezultati i mjaftueshëm i garës për në Dhomën e Përfaqësuesve, për të përcaktuar se cila parti do të ketë shumicën në dhomën me 435 vende. Republikanët janë ende në krye, transmeton Telegrafi.

Republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve, nëse fitojnë shumicën, janë zotuar se do të përpiqen të zhbëjnë iniciativat e Bidenit për ndryshimet klimatike dhe duan të bëjnë të përhershme uljet e taksave të vitit 2017.

Ata po planifikojnë gjithashtu hetime mbi aktivitetet e administratës Biden dhe hetime për djalin e presidentit, i cili kishte marrëdhënie biznesi me Ukrainën dhe Kinën.

Senati i kontrolluar nga demokratët do t’i sigurojë Bidenit konfirmimin e kandidatëve të tij, për të plotësuar dhjetëra mandate të gjyqtarëve federalë.

Kjo është veçanërisht e rëndësishme për demokratët nëse një vend në Gjykatën e Lartë, e cila tani ka një shumicë konservatore 6-3, hapet në dy vitet e fundit të mandatit të Biden./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img