Site icon PrishtinaPress

Fiton Liverpooli, s’ka sërish minuta për Shaqirin

Liverpooli ka rrëmbyer pikët e plota në udhëtim te Fulhami, duke triumfuar me rezultat 2-1.

Liverpooli i Jurgen Klopp ka marrë fitore shumë të vështirë në udhëtim te Fulham, ku u dashtë të djersitën shumë për t’u kthyer në shtëpi me pikët e plota.

“Redsat” e nisën mirë ndeshjen, duke shënuar gol pas 25’ minutave lojë.

Ishte Sadio Mane, ai që shënoi për 0-1, i cili është në formë mbresëlënëse në ndeshjet e fundit dhe vazhdimisht po e gjen rrjetën.

Në pjesën e dytë, në minutën e 74’, Fulham i frikësoi mysafirët për pak minuta, pasi veterani, Ryan Babel, shënoi për vendasit dhe për të barazuar gjithçka.

Por, pak minuta më vonë, në atë të 80’ Liverpooli gjeti sërish golin e epërsisë, që doli të jetë i tri pikëve.

Ishte mesfushori, James Milner, ai që shënoi për 2-1 dhe rezultatin përfundimtar të takimit.

Në këtë ndeshje, ashtu si në shumë të tjera në vitin 2019, Xherdan Shaqiri qëndroi gjatë gjithë kohës në stol dhe nuk pati minuta për të as në pjesën e dytë.

Exit mobile version