Site icon PrishtinaPress

Fiton Shpetim Bajoku, i afrohet medaljes në Lojërat Evropiane

Shpetim Bajoku e ka nisur mbarë garimin në Lojërat Evropiane “Krakow 2023”.

Boksieri kosovar e mundi sot kroatin Matea Komadina, 4:1 me pikë, kategoria -63.5 kg.

Bajoku u kualifikua në mesin e 16 boksierëve më të mirë dhe për ta siguruar medaljen i duhen edhe dy fitore.

Paraprakisht fitoi edhe boksierja kosovare, Donjeta Sadiku.

Exit mobile version