Bayern Munichu ka fituar ndaj Ingolstadtit me rezultat 2-1.
Ky takim ishte mjaft i vështirë për vendasit, të cilët nuk dinë për humbje në këtë fillim të kampionatit.
Goli i parë në këtë sfidë erdhi nga Dario Lezcano në minutën e 8-të, pas një asistimi nga Mathew Leckie.
Por, pas katër minutash Bayerni barazoi rezultatin me golin e Robert Lewandowskit dhe me rezultat 1-1 përfundoi pjesa e parë.
Epërsia erdhi fal golit të bukur të Xabi Alonsos në minutën 50-të, ndërsa goli i qetësisë u shënua nga Rafinha në minutën e 84.
Vlen të theksohet se të tre golat u asistuan nga Frank Ribery.
Bayerni vazhdon në vendin e parë me nëntë pikë nga tre ndeshje, ndërsa Ingolstadti në vendin e 15-të me një pikë.
Rafinha Goal HD – Bayern Munich 3 – 1… by whywhywhymemememememmeemme