Ndeshja me Trepçën ’89, nuk ishte aspak e lehtë për skuadrën e Bekim Isufit, që pa veten në disavantazh pas pesë minutave lojë, me golin e realizuar nga Otto John.
Përmbysjen që i solli titullin Dritës, e pamë në pjesën e dytë.
Ishte Astrit Fazliu që realizoi dy gola të shpejtë për të përmbysur rezultatin në 2:1.
Pak minuta më vonë, ishte mbrojtësi Fidan Gërbeshi që vulosi fitoren për Dritën.
Dramë e vërtetë ishte ndeshja në Prizren, kur fituesi u përcaktua në minutat shtesë të ndeshjes.
Ishte një gol i shënuar në minutën e 94’ nga Mërgim Pëfqeli, që i solli tre pikë të arta Prishtinës, e po ashtu e rikthej në garën për titull.
Titulli i sezonit 2017/2018, do të vendoset në xhiron e fundit në “finalen e madhe” ku Prishtina në cilësinë e vendasit e pret Dritën në Pejë.