Futbollisiti kosovar, Gentrit Begolli, ka njoftuar se i ka dhënë fund karrierës së tij 15-vjeçare.
Begolli i cili disa ditë më parë fitoi Kupën e Kosovës me Prishtinën, ka njoftuar se ndeshja bndaj Gjilanit ishte e fundit si futbollist profesionalist.
Ai ka falënderuar familjen, shokët dhe te gjithë ish-bashkelojtarët dhe trajnerët me të cilët ka punuar.
Njoftimi i plotë:
Te dashur miq,
Permes ketij postimi deshiroj te ju njoftoj se pas 15 vitesh kam vendosur t’i jap fund karrieres si futbollist. Ka qene nje periudhe e mbushur perplot kenaqesi e gjithashtu edhe me sfida. E falenderoj Krijuesin fuqiplote per secilen prej tyre. Njeherit, shfrytezoj rastin t’i falenderoj familjaret, shoket, dhe te gjithe ish-bashkelojtaret dhe trajneret me te cilet kam pasur rastin te bashkepunoj.
Jam shume i lumtur qe ne krahasim me periudhen kur e kam filluar karrieren, tashme futbollistet e rinj shohin shume me shume perspektive per t’i permbushur endrrat e tyre edhe ne arenen nderkombetare.
Per fund, jam i kenaqur qe karrieren time po e perfundoj me trofeun e Kupes se Kosoves, me ç’rast shfrytezoj rastin t’i uroj edhe Plisat per kete titull.