3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Fitnes në shtëpi/ Tetë gjëra që mund t’i përdorni për të ushtruar

Përderisa shumica e njerëzve besojnë se për të qëndruar në formë, duhet të shkosh patjetër në palestër, kjo nuk qëndron.

Ju mund të ushtroni në shtëpi duke përdorur disa gjëra të përditshme. Prandaj, eksperti i fitnesit, Mukul Nagpaul, themeluesi i “Pmf Training”, shpjegon mënyrat në të cilat mund të ushtroheni duke përdorur sende shtëpiake:

Çantë shpine

Mbushni çantën tuaj të shpinës me artikujt tuaj të zakonshëm të shkollës ose të punës, siç janë librat dhe llap-topi juaj, vishni atë, dhe bëni ulje-ngritje.

Shishe me ujë

Nga biceps në triceps, ju mund të synoni të dy grupet e muskujve me një palë shishe uji. E tëra çfarë ju duhet është të gjeni një palë shishe të njëjta dhe t’i mbushni ato në mënyrë të barabartë dhe jeni gati për ushtrime.

Kovë uji

Mbushni një kovë, sipas kapacitetit tuaj ngritës dhe tërhiqni atë nga poshtë-lart, përderisa qëndroni në këmbë.

Tryezë dhe karrige

Karriget e zakonshme që keni në shtëpi mund të mos jenë aq të forta sa bankat e palestrës, por një tryezë e ulët mund të jetë e mjaftueshme për të mbajtur peshën tuaj për disa ushtrime të ulje-ngritjes së karrigeve.

Peshqir

Mbajeni një peshqir drejt, ngrini duart dhe bëni përkulje anësore. Ju patjetër do të ndjeni ndryshimin.

Libra

Përveç dhënies së njohurive, librat gjithashtu mund t’ju ndihmojnë të humbni yndyrë dhe të ndërtoni muskuj. Balanconi disa libra në shpinë dhe bëni pompa, për të rritur ndikimin.

Shkallët

Ndërsa qëndroni brenda, vraponi lart e poshtë shkallëve të shtëpisë ose ndërtesës suaj, kështu do ta ndjeni djegien në një kohë të shkurtër.

Mur

Vendosni shpinën në mur dhe uluni si të ishit në një karrige, qëndroni kështu për 30 sekonda dhe do të vëreni se sa shumë ju ndihmon ky ushtrim në formimin e muskujve.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img