Site icon PrishtinaPress

“FIT”-i nesër në protestë, iu bashkohet edhe Sindikata e Policisë!

Njësiti special intervenues i njohur si FIT kanë paralajmëruar protestë nesër para objektit të qeverisë së vendit.

Shkaqet do të jenë të njëjtat sikurse në protestat e muajit të kaluar.

Kësaj here, protestës do t’i bashkëngjiten edhe përfaqësues nga Sindikata e Policisë së Kosovës.

Kryetari i kësaj Sindikate, Imer Zeqiri ka konfirmuar për “Indeksonline” se do të jenë të pranishëm nesër së bashku me NJSI-në dhe të tjerët.

“Po, do të jemi nga ora 12:00. Nesër e merrni vesh kërkesat tona”, tha shkurt ai. /Indeksonline/

Exit mobile version