Site icon PrishtinaPress

Fisnik Ismaili në rolin e ‘policit’ të Facebook-ut, shanë dhe fyen analistët kosovarë


Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili, përmes rrjetit të tij social ka akuzuar analistët kosovarë për mënyrat se si reaguan ose që nuk reaguan fare mbi vdekjen tragjike të aktivistit të VV-së, Astrit Dehari.

Statusi i tij ka bërë që të reagojnë ashpër ata që Ismaili i përfshiu në shkrimin e tij duke i quajtur “pishtarë të drejtësisë edhe fjalës së lirë në Kosovë”, shkruan lajmi.net.

Berat Buzhala i reagoj Ismailit në këtë formë: “Fis ti je lope e madhe, bash qashtu qysh dokesh (i kerkoj falje lopes per krahasimin). Po keqyr me perfitu mbi nje vdekje enigmatike. Ne fakt une reagova mbrame per rastin Dehari. Ama kjo nuk mjafton per ju. Ideja e juaj eshte me e marre pushtetin me vdekje, vrasje, ose vetevrasje.”
Por, ai nuk e mbaroi më kaq, pas disa orësh Buzhala iu drejtua sërish Ismailit me këto fjalë: “Puna e budalles: del patrullon neper Facebook, si me qene komandant i Gardes Revolucionare te Iranit, me e pâ kush edhe qysh po i shpreh ngushllimet; se a jane ato ngushllime ne perputhje me pritjet e tij. Lloji i tij, mos me qene vec pak i vemendshem, me ra vec pak ne provokim, te shtin me i komprometu standardet tuaja morale.”
Edhe Lumir Abdixhiku, ishte i përfshirë në etiketimin e Fisnik Ismailit, për mos reagim ndaj vdekjes së Deharit, por edhe ai iu kundërpërgjigj këtij të fundit.
“Pak minuta më parë u ktheva në Kosovë për t’parë se qenka lakuar emri im për mosreagueshmëri. Sinqerisht refuzoj të jem pjesë e betejave të liga që edhe tragjeditë e dhembjet e rënda i përdorin për përplasje politike e personale.
Astriti para se të jetë i një partie është i të gjithë Kosovës. Humbja e tij, është humbje e të gjithëve. Në rrethana të tanishme, mendjet normale duhet të kërkojnë veç zbardhjen e rastit; gjetjen e së vërtetës – e më pas mbajtjen e njerëzve përgjegjës. Kaq si shoqëri i kemi borxh Astritit.
Spekulantët e mendjet e liga, ndërsa, kanë punë tjetër sot. Sot ata s’respektojnë as të ndjerin e as familjen e tij. Sot ata hapin luftë tastierash. Këtë luftë se bëj dot.
Ngushëllime familjes e miqve të tij në parti. Mbahuni”, shkruan Abdixhiku në llogarinë e tij në Facebook.
Për këtë shkrim kishte edhe reagime të tjera, nga analistet e përfshirë që disa kaluan edhe në banalitet.
Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e Fisnik Ismailit që trazoi analistët dhe bëri të ketë reagime nga më të ndryshmet.
“Analistat për vdekjen e Astrit Deharit në Facebook:
Adriatik Kelmendi: Një status që thotë “Ngushëllime!” edhe kurrgja ma shumë.
Arbana Xharra: Një status ku i akuzon krejt politikanët që po e shfrytëzojnë këtë rast për përfitime politike.
Lumir Abdixhiku: Asnji fjalë.
Astrit Gashi: Asnji fjalë.
Krenar Gashi: Asnji fjalë.
Dardan Gashi: Asnji fjalë.
Dastid Pallaska: Asnji fjalë.
Petrit Zogaj: Do pyetje hipotetike i kish shkrue.
Berat Buzhala: More kush po ia qin nanën atij magari.
Kur Visar Ymeri foli për futboll, nuk u ndalën me ditë duke e akuzue Lëvizjen VETËVENDOSJE! për gjithçka.
Sot, një ditë mbas një vdekjeje të tmerrshme të një aktivisti që u arrestue në mënyrën ma të padrejtë, për diçka që nuk e ka ba, pendat e ndrituna të kombit kosovar nuk e thonë pothuajse asnjë fjalë për padrejtësinë ma të madhe që Kosova e ka përjetue kohëve të fundit.
Ah, e kur VV nuk reagon për diçka menjëherë, ju jeni të parët që i mbeteni në qafë.
BRAVO! Ju vërtetë jeni pishtarë të drejtësisë edhe fjalës së lirë në Kosovë. Kur juve ju konvenon, natyrisht, jo shoqërisë”, shkruan Ismaili në Facebook.

Exit mobile version