Ai ka thënë se duhet të merret një vendim sa më parë që të dilet nga situata që gjenden.
“Mendoj që krejt kjo status-quo duhet të përfundojë me një vendim të qartë dhe të shpejtë – o po punojmë bashkë, o po ecim rrugëve tona”, ka thënë Ismaili, njofton Klan Kosova.
“Është më afër ndarja, sepse nuk është ndërmarr asgjë për pajtim”.
“Jam ndarë edhe nga gruaja para 13 vjetësh dhe tash jemi shokë shumë të mirë. Çdo ndarje është e dhimbshme. Por po më pengon që respekti dhe dashuria e njerëzve që kanë vendos me dalë është kthyer në urrejtje”.
“Janë dëshpëruar qytetarët, votuesi, por nuk po ecë më sepse janë dy mendësi të ndryshme”, është shprehur Ismaili në Info Magazine.
Me rëndësi për të, ka ripërsëritur Ismaili, është që të bëhet një zgjidhje sa më parë.