6.2 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Fisnik Ismaili i frikësohet ‘tradhtisë ndaj VV’së’, i bllokon gjithë ndjekësit në Facebook

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Fisnik Ismaili, i ka bllokuar të gjithë ndjekësit e tij në rrjetin social Facebook. Ai nuk i ka lejuar mbi 100 mijë ndjekësit e tij ta shprehin mendimin e tyre, pasi është rreshtuar krah Dardan Molliqajt dhe të tjerëve.

Këtë veprim, Ismaili thotë se e ka bërë, pasi sipas tij, sharjet duhen përfunduar.

“Unë mbetem i njajti, qaj Fisi i drejtë e i sinqertë, që ka qenë edhe para Lëvizjes, e ka me qenë mbas Lëvizjes. Duke qenë se kam premtue se nuk shahna me njerëzit me të cilët kam punue 7 vjet shumë, e për plot prej të cilëve hala kam respekt, komente munden me shkrue veç miqtë e mi, sepse shamjet duhen me përfundue”, ka shkruar Ismaili.

Ky i fundit i këshilloi ata që e kritikonin për ‘tradhtinë’ që ia ka bërë partisë që deri tash ishte pjesë, se nga tash e tutje, pakënaqësitë për këtë gjendje t’i drejtohen Lëvizjes.

“.. e cila e pa më shumë të udhës me e vazhdue rrugëtimin pa ne, sesa duke na përfshi të gjithëve në një organizatë të mirëfilltë demokratike”, ka shtuar ai.

Por Ismaili që tashmë është pjesë e më shumë se dhjetë deputetëve që janë larguar nga Vetëvendosje, e pranoi ditë më parë se ata e kishin mashtruar popullin duke thënë se qytetarët e mllefosur po gjuanin nëpër protesta kur siç e bëri të ditur ata të gjithë kishin qenë aktivistë të VV’së.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img