0.5 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Fisnik Ismaili afër dorëheqjes: Këto janë të këqijat që m’i bëri Vetëvendosje

Vetëvendosjen shumë shpejt mund ta lërë edhe deputeti Fisnik Ismaili. Ai në një shkrim të gjatë në Facebook ka treguar se është afër dorëheqjes. Por, me këtë rast Ismaili ka numëruar edhe disa të këqija që, siç ka thënë ai, ia ka bërë Vetëvendosje. Ai është ankuar se edhe ka humbur financiarisht për shkak të Vetëvendosjes.
“Jepni, tash, shajëmni edhe mue. Unë nuk e kam ndërmend me u shajtë ma hiç më me asnjeri. Hiç ma pak me njerëz për të cilët kam jepë qaq shumë (e kam humbë qaq shumë si financiarisht, si në jetë me miq e familje) për me ju përkrahë, edhe në rastet kur ju kam arsyetue e mbrojtë para publikut sa herë keni ba mut, për 7 vjet rresht. Edhe besomëni, keni dijtë me e ba boll shpesh”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Ismailit në Facebook:

Po pritoj me jepe dorëheqje prej Lëvizjes, se përnjiherë qeky Fisi që i jepi dashni për 7 vjet, kurrë nuk u imponue, as kur e përbuzën mbas shpine, kurrë nuk u bërrylav nëpër fushata me kandidatë të tjerë, kurrë s’u privilegjue me numër të mirë në listë zgjedhore, kurrë nuk i lypi votë kurrkujt, kurrë nuk e përmendën në tubime as nuk e çuen nëpër debate, nuk i dolën krah as kur rrejtën për babën e tij në Kuvend, hangër gaz, burg e dajak barabar me secilin aktivist edhe përveç zemrës së vetë, ia dha edhe fushatën #mezemër Lëvizjes sivjet, bashkë me 4 fushata të tjera krejt falas prej kompanisë së tij (që naj klienti tjetër i kishin kushtue mbi 1 milion euro), brenda orës ka me u shndërrue në Fis snobin, Fis djalin e shpijunit, Fisin e Devollve, Fis flliqanin që sen s’ka bo, veç e ka flliqë Lëvizjen tuj shajtë, Fis tradhtarin, Fis puçistin që e pat për pozitë (?!?), Fis lopën që kurrë s’ish ba deputet pa Lëvizjen, Fisin e gjanave të tmerrshme që kurrë s’ia thanë sa ia shihshin Fisit hajrin.
Aktivista të Lëvizjes, edhe ju do të tjerë që deri dje kurrë as s’kam dëgjue për ju, e sot përnjiherë u banët “aktivista” shumë të flaktë, është pikërisht kjo qasja e juej, kjo mënyrë aq e randë edhe e padrejtë e përbuzjes, linçimit e degradimit të njerëzve të tjerë që dhanë aq shumë për Lëvizjen, e brenda ditës i banët monstruma, që është duke më shti me dhanë dorëheqje. Është pikërisht qekjo qasja e juej, ku e injoroni kontributin, dijeninë e intelektin e secilit që populli e zgjodhi me u ba deputet, duke i marrë meritat veç për vete, që po ma gërrditë Lëvizjen çdo ditë e ma shumë.
Me vjet jam shajtë me zalloga të Hashimit e Kadrisë, e pishpirika të Isës. Në raste s’mujsha me besue që ka qasi njerëz në struktura të tyne. Veç, kur në një rast, veç një rast ju drejtova juve si njeri mos me e linçue Aidën, u banët ma monstruozë se krejt SHIK-at e LDK-ucat bashkë, e pash që, nëse vazhdon kjo qasje, jo unë, por plot kanë me ia therrë prej Lëvizjes.
Nëse dikush e ka dëmtue Lëvizjen qeto javë, jeni pikërisht ju, aktivista, që s’po dini me u ndalë. E unë e di mirë që me një fjalë prej dikujt ju ndaleni. Por ju s’jeni tuj e dijtë që në këtë mënyrë po i përzeni krejt njerëzit me vlerë që janë qaty. E nëse mendoni se Lëvizja po “pastrohet”, atëherë po ju siguroj që Lëvizjes s’ka me i mbetë pothuejse kurrgja ma. Sepse ju vetë po e bani bërrllog.
Për mue, secili deputet i Lëvizjes vlen njajtë qaty, edhe pavarësisht bindjeve edhe klaneve që janë krijue, krejt mbeten aktivista në mënyrën e vetë, e aktivistat janë krejt të barabartë, Albini gjithë ka thanë, veç tash po del se përnjiherë do aktivista qenkan ma të barabartë se tjerët.
Prandej, nëse dikush del, respektonja vendimin, qysh asnjani s’e thatë as një fjalë të vetme kur doli Ilir Deda gjatë betejës ma të madhe të Lëvizjes në Kuvend e na bani me u dukë katastrofë, sepse dikush ju pat thanë mos me folë.
Dorëheqjet s’kanë hiç lidhje me puç, e as me etje për pushtet. S’ka as armik të brendshëm, e kopalla tjera që po ju dëgjoj duke i thanë. Ose jeni shumë injoranta, ose po e dini, por po e rreni publikun qëllimisht. Më së shumti këto dorëheqje kanë lidhje me monstrumin në të cilin e keni shndërrue Lëvizjen pikërisht ju.
E di që thellë, thellë, edhe vetë e dini se qata njerëz që po i shani nuk janë të këqij. Fundja, me ta ditë e natë qe ma shumë se një dekadë keni hangër e pi në shpija e burgje. A është ky reagim i jueji prej frikës se mos po dalin edhe tjerë, apo është pikërisht me i frikue tjerët për mos me dalë, apo dyjat, nuk po e di. Veç po e di që fajin më të madh për këtë situatë e keni ju, edhe ata që mujnë, por s’po ju thojnë me u ndalë.
Ju mundeni me kujtue se jeni faktor në Lëvizje (që me veprimet e fundit edhe qata e përdhosët), por nuk jeni faktor hiç as në popull, e edhe ma hiç te votuesit. E banët Lëvizjen gazin e botës, e i urryet njerëzit tuej më shumë se ata që e shkelën Kosovën qe 18 vjet, e sot po shkrihen kur po ju shohin kah shani.
Jepni, tash, shajëmni edhe mue. Unë nuk e kam ndërmend me u shajtë ma hiç më me asnjeri. Hiç ma pak me njerëz për të cilët kam jepë qaq shumë (e kam humbë qaq shumë si financiarisht, si në jetë me miq e familje) për me ju përkrahë, edhe në rastet kur ju kam arsyetue e mbrojtë para publikut sa herë keni ba mut, për 7 vjet rresht. Edhe besomëni, keni dijtë me e ba boll shpesh.
Fisi s’ka naj ambicie politike, se asht futë qetu për me ba diçka të mirë, pa asnjë prapavijë. As nuk ka etje për pushtet, as bajraktarizëm. Fisi ka qenë ushtar i zellshëm gjithmonë, si në Koshare, ashtu edhe në Lëvizje, e mbi të gjitha në profesionin e tij qe 20 vjet, duke mbetë në çdo sekond të jetës faqebardhë. As nuk ka pse me iu dëshmue kurrkujt hiç, kurrë, sepse e ka dëshmue me vepra shumë moti.
Fisi veç ia ka mërzi kur dikujt i hyn në hak, e ia përulë punën e kontributin, që është pikërisht çka jeni duke ba ju me këta njerëz që po dorëhiqen. Nalnu ma!
Nuk ju kthej përgjigjje, as nuk ju shaj, as nuk postoj prapë, sepse po e punoj temën e magjistraturës edhe do ditë. Natën e mirë.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img