7.1 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Firmosi marrëveshjen e “reciprocitetit për targat” me Serbinë, Edita Tahiri i del në krahë Qeverisë Kurti

Tema kryesore e ditëve të fundit është vendimi i fundit për heqjen e targave në mjetet serbe nga autoritetet në Kosovë.

E ftuar në ‘Open’ për të folur rreth kësaj teme ishte në një lidhje live negociatorja e njohur shqiptare Edita Tahiri, e cila i ka dalë në krahë qeverisë Kurti për marrëveshjen e “reciprocitetit për targat”.

Edita Tahiri: Vendimi i qeverisë Kurti për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit është i drejtë, unë e mbështeta menjëherë sepse është në pajtim me marrëveshjen e Brukselit për lëvizjen e lirë të vitit 2011. Besoj që kjo do të mbetet kështu, kur e them e kam parasysh lojërat e Serbisë me këto kërcënime të pabazuara, sepse edhe Serbia e ka këtë detyrim. Tani faktori perëndimor, Amerika dhe Evropa duhet të çojnë presionin nga Serbia dhe jo nga Kosova për këtë çështje, sepse është pikërisht zbatimi i marrëveshjes së Brukselit. Një ndryshim drastik në qasjen e qeverisë aktuale sepse janë kryesisht nga Vetëvendosja dhe kanë qenë kundër dialogut të Brukselit dhe çdo marrëveshje që kemi arritur./Top Chanel/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img