Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka njoftuar se është firmosur marrëveshja kornizë për financimin e infrastrukturës hekurudhore për vitet 2023-2027.
“Bashkë me Ministren Artane Rizvanolli dhe Kryeshefin Ekzekutiv të “INFRAKOS” Naser Krasniqi, nënshkruam marrëveshjen financiare për pesë (5) vitet e ardhshme”, ka shkruar ai në Facebook.
Bëhet e ditur se marrëveshja në fjalë parasheh zotimin tonë për investimin e mëtutjeshëm në Infrastrukturën Hekurudhore të Kosovës, përfshirë rritjen e sigurisë së shërbimit të transportit hekurudhor, avancimin dhe modernizimin, sigurimin e stabilitetit financiar të ndërmarrjes si dhe ruajtjen e kuadrove profesionale.