Roberto Firmino është i lumtur me punën që po bën trajneri Jurgen Klopp te Liverpooli.
Firmino shpreson që me ndihmën e Klopp, një ditë të bëhet aq i rëndësishëm për Liverpoolin, sa është edhe Neymar për Barcelonën.
Braziliani e ka nisur mjaft mirë sezonin e ri me ‘The Reds’ dhe për këtë ai i falënderohet trajnerit gjerman i cili ka besim tek cilësitë e tij.
“Kam luajtur kundër skuadrave të Klopp për katër vite gjysmë në Bundesligë”, ka deklaruar ish-sulmuesi i Hoffenheimit për ‘Daily Mail’.“E di se çfarë kërkon ai nga lojtarët. Kur dëgjova që ai do të bëhej trajner i Liverpoolit u pata gëzuar shumë”.
“Kemi një shoqëri të pastër me njëri-tjetrin. Klopp është një njeri i madh. A mundet ai që të më bëjë Neymarin e Liverpooli? Shpresoj që po, por kjo varet nga unë”, ka theksuar Firmino.