Fiorentina dhe Napoli kanë barazuar me rezultat 2-2, në kuadër të xhiros së 37-të në Serie A.
Të parët në epërsi kaluan napolitanët me anë të Amir Rrahmanit, në minutën e 8′, me anë të Matteo Politanos.
Ndërkohë vendasit u kthyen në lojë duke e barazuar rezultatin me anë të Cristiano Biraghit, në minutën e 40′.
Dy minuta më vonë M’bala Nzola, e dërgoi në epërsi Violan. Me këtë rezultat u krye pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, napolitanët e barazuan rezultatin me anë të Khvicha Kvarastkelias, në minutën e 57′, e që ishte rezultati final i ndeshjes.
Fiorentina pas barazimit mbetet në vendin e tetë me 54 pikë të grumbulluara, teksa Napoli një pozitë më poshtë me dy pikë më pak.