Finlanda thotë se do të kufizojë ndjeshëm numrin e pasagjerëve në kufirin e saj me Rusinë, duke ndaluar qytetarët rusë që udhëtojnë me viza turistike të hyjnë në vendin nordik, duke filluar nga e premtja.
“Vendimi në parim synon të parandalojë plotësisht turizmin rus në Finlandë dhe tranzitin përkatës përmes Finlandës”, tha ministri i Jashtëm, Pekka Haavisto, në një konferencë shtypi të enjten.
Qeveria e arsyetoi vendimin e saj duke thënë se ardhja e vazhdueshme e turistëve rusë në Finlandë po rrezikon marrëdhëniet ndërkombëtare të vendit.
Që nga 1 shtatori, Finlanda uli numrin e vizave përfshirë atë për qëllime turistike të lëshuara për qytetarët rusë/Prishtinapress/