Site icon PrishtinaPress

‘Financial Time’: Lëreni Baltikun, Rusia po ua merr Ballkanin!

“Rusia në mënyrë aktive po përdorë lidhjet e saj kulturore me popujt ortodoksë të Ballkanit, ndërsa ndikmi i BE-së në rajon është në rënie”, thuhet në një artikull të publikuar nga gazeta ‘Financial Time’.

Sipas kësaj gazete, Bashkimi Evropian dhe NATO nuk duhet të kujdesen vetëm për vendet e Baltikut, por edhe për vendet e Ballkanit Perëndimor, transmeton lajmi.net.

Pas viteve të 90-ta të karakterizuara nga lufta në Ballkan, ka pasur një stabilizim në saje të mbështetjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Tani në sfondin e krizës ekonomike, valës së refugjatëve, rritjes së nacionalizmit, edhe Donald Trump nuk duket shumë i interesuar për vednet e Evropës, çka i ka hapur rrugë Rusisë që të shtojë ndikimin në Ballkan.

‘Financial Times’ përmend dorën e Moskës në disa prej trazirave që po ndodhin në shtetet e Rajonit. Flet për tentimin e një grusht shteti në Mal të Zi që i atribuohet nacionalistëve serbë të mbështetur nga rusët.

Treni që kishte ardhur në Kosovë me mbishkrimin ‘Kosova është Serbi’ ishte prodhur në Rusi. Dhe gjithashtu edhe përkrahjen e Rusisë në thirrjet për referendum në Bosnjë, nga Milorad Dodik.

Në fund të fundit, perspektiva e këtyre vendeve nuk ka dyshim që është drejt Bashkimit Evropian, dhe vetë këto organizata duhet të punojnë më shumë në Rajon.

“Mbi të gjitha kërkohet një vullnet politik. Kjo zonë, mund të ketë pasoja të rrezikshme për gjithë kontinentin”, përfundon shkrimi nga Financial Times.

Exit mobile version