Site icon PrishtinaPress

Finalja mes Francës dhe Argjentinës, zbulohet shuma e shpërblimit për fituesin e “Katar 2022”

Tre ditë kanë mbetur deri në fillim të Kupës së Botës në Katar.

Në këtë finale, Argjentina do të përballet me Francën dhe është e sigurtë se na pret një spektakël i vërtetë.

Tashmë dihet edhe shuma e shpërblimit për fituesin e kësaj finaleje.

Kur jemi tek kompeticioni i këtij viti, vendi i parë do të shpërblehet me 40 milionë euro, shumë kjo që do të shkojë tek Argjentina apo Franca.

Vendi i dytë do të fitojë 29 milionë euro dhe për të të tretin 26 milionë euro. Shuma prej 40 milionë eurove është shifra më e madhe që ndonjë kombëtare ka marrë ndonjëherë.

Finalja e botërorit luhet të dielën nga ora 16:00.

Kujtojmë se në fazën gjysmëfinale, Franca mundi Marokun, kurse Argjentina eliminoi Kroacinë.

/Prishtinapress/

Exit mobile version