Është përcaktuar edhe ekipi i gjyqtarëve të cilët do të gjykojnë sfidën e sotme, finalen e Kupës së Shqipërisë e cila do të luhet mes Tiranës dhe Egnatias në orën 19:00.
Enea Jorgji do të gjykojë finalen e Kupës dhe do të ndihmohet nga Rejdi Avdo dhe Ridigert Çokaj.
Tirana nuk ka kujtime të bukura me Jorgjin në finale Kupe, duke qenë se 4 vite më parë ishte kjo treshe arbitrash kur bardheblutë u mundën me rezultatin 2-1 nga Kukësi në finale.
Në sistemin VAR, do të jetë Juxhin Xhaja.
Ndeshja mes Tiranës dhe Egnatias është edhe e fundit e këtij sezoni futbollistik në Shqipëri, teksa fituesi do të përballet me Partizanin për finalen e Superkupës, por kjo ndeshje luhet sezonin e ardhshëm.