Site icon PrishtinaPress

Finalizohet marrëveshja, sulmuesi i Juventusit huazohet në Madrid

Tanimë është e kryer. Sulmuesi i Juventusit, Moise Kean do të huazohet te Atletico Madrid.

Gazetari i njohur sportiv, Fabrizio Romano raporton se 23-vjeçari do të transferohet në kryeqytetin spanjoll në një marrëveshje të drejtpërdrejtë huazimi deri në fund të sezonit 2023-24 për 500 mijë euro.

Ndërkaq, nuk do të ketë një opsion për blerjen e sulmuesit. Pritet që Kean të udhëtojë për në Madrid brenda dy ditëve të ardhshme.

Exit mobile version