0.5 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Filmoi videon intime me Safet Gjicin, momenti kur Alma Kaçi mbërrin në gjykatë

Ky është momenti kur në ambientet e Gjykatës së Posaçme mbërrin Alma Kaçi, 40-vjeçarja e cila filmoi veten duke kryer marrëdhënie intime me ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici.

Ajo do të njihet me masën e sigurisë pasi u la në arrest shtëpie të shtunën për “Korrupsion aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”.

Siç duket në video, interesimi i mediave është mjaft i lartë. Kaçi, e cila ka vendosur një kapele në kokë, pasi zbret nga makina e policisë, mban një çantë para që të mos i dallohet fytyra.

Me masën e sigurisë do të njihet ditën e sotme edhe Safet Gjici.

Hetimet për të nisën disa ditë më parë, pas publikimit në rrjetet sociale të një video me përmbajtje erotike, ku ish-kryebashkiaku kryente marrëdhënie intime me shtetasen Alma Kaçi.

Pas aktit seksual, ata diskutojnë në zyrë për një projekt që do të financohej nga bashkia për izolimin e qenve endacakë në Kukës. Menjëherë më pas, Gjici thërret në zyrë një vartësin e tij që të merret me dokumentacionin që do dorëzojë shtetasja Alma Kaçi.

Prokuroria kreu një sërë verifikimesh për rastin, duke ngritur në përfundim akuzat e korrupsionit për të dy të hetuarit. Akuza ndaj ish-kryebashkiakut parashikon një dënim nga 4 në 12 vjet. Ndërsa ajo ndaj Alma Kaçit nga 1 në 5 vjet burgim./tvklan.al

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img