Site icon PrishtinaPress

Filmat e Vuçiq para zgjedhjeve, inskenon largimin e policëve serbë nga PK pastaj e “qetëson” situatën

Presidenti serb Vuçiq u mundua dje ta inskenojë një situatë të rëndë të sigurisë për Serbinë pasi Mali i Zi dhe Kosova nuk lejuan mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë që mbahen me 3 prill. Vuçiq i ftoi në takim edhe zyrtarët e Listës Serbe përfshirë edhe të sanksionuarin nga ShBA-ja, Milan Radojiciq. 

Vuçiq pas takimit me ta u shpreh se e parandaloi subjektin që e kontrollon t’i lëshojë institucionet e Kosovës si shenjë proteste për mosmbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë dhe poashtu dorëzimin e uniformës së policisë së Kosovës nga 435 zyrtarë serbë në veri.

“Serbet nga Kosova unanimisht kërkuan që jo vetëm të largohen nga institucionet menjëherë por kërkuan që 435 zyrtarë policorë t’i hqein uniformat dhe të largohen nga policia. Por unë i pyeta ata nëse e bëjmë sot çfarë do të bëhet nesër. Ne e marrim barrën e financimit por ditën tjetër kam frikën se do të hyjmë në një rreth vicioz të konfliktit pa një fund. U kërkova të kenë durim”, tha Vuçiq pas takimit me Listën Serbe.

Paraprakisht presidenti serb bëri një deklaratë kërcënuese duke thënë se “do të pasojë përgjigje serioze nga njerëz seriozë dhe do të ketë pasoja të mëdha” për shkak të moslejimit të zgjedhjeve serbe nga Kosova dhe Mali i Zi.

Por më pas Vuçiq kërkoi që të përgatiten qendrat e votimit në Serbi për serbët nga Kosova që të votojnë në zgjedhjet e 3 prillit.

Exit mobile version