Site icon PrishtinaPress

Fillon vaksinimi i gjedheve kundër sëmundjes gungore në Rahovec

Komuna e Rahovecit, ka filluar me vaksinimin e gjedheve kundër sëmundjes gungore.
Në një njoftim për media thuhet se vaksinimi po bëhet me qëllimin që të mos përhapët kjo sëmundje, e cila nëpër disa Komuna ka shkaktuar edhe ngordhjen e gjedheve.
Në dispozicion janë 9 mijë vaksina, të cilat janë të mjaftueshme për vaksinimin e të gjitha gjedheve në këtë komunë.
Në Rahovec janë paraqitur gjashtë raste, ndërsa i tërë procesi i vaksinimit përfundon brenda 20 ditëve.

Exit mobile version