0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Fillon testimi fizik për të rinjtë që synojnë të shërbejnë në FSK

Ka filluar sot testimi fizik i grupit të parë të të rinjve, të cilët synojnë të shërbejnë në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Ata kanë aplikuar përmes konkursit për pranimin e 612 pjesëtarëve të rinj aktiv dhe 388 të komponentës rezervë.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka potencuar se ka ndjekur nga afër procesin e testimit në Qendrën e Palestrës së Sporteve në Kazermën “Adem Jashari”.

“Sot filloi testimi fizik i grupit të parë të të rinjve të cilët kanë aplikuar në konkursin për pranimin e 612 pjesëtarëve aktiv në Forcën e Sigurisë së Kosovës, dhe 388 pjesëtarëve të komponentës rezervë, me ç’rast vizitova Qendrën e Palestrës së Sporteve në kazermën “Adem Jashari”, për të parë nga afër procesin e testimit, si dhe u urova të gjithë kandidatëve suksese. Është vërtetë kënaqësi teksa sheh të rinj e të reja që me kaq vullnet mezi presin t’i bashkohen Forcës së Sigurisë së Kosovës”, ka shkruar Mehaj.

Ai ka deklaruar se Ministria e Mbrojtjes dhe FSK garantojnë proces transparent.

“Ministria e Mbrojtjes si institucion dhe FSK si organizatë, u garanton proces transparent, të monitoruar nga instruktorët e FSK-së, përfaqësuesit e Zyrës Ndërlidhëse të NATO-s, organizatat joqeveritare, si dhe mediet, duke mundësuar kështu raportim në kohë reale, e përzgjedhjen e më të mirëve. Forca e Sigurisë së Kosovës është Forcë që synon shërbimin në NATO, andaj dhe ushtarët tanë janë të nivelit të tillë. Më të mirët për t’i shërbyer aleancës më të suksese!”, ka shkruar ai në Facebook.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img