Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka filluar takimin me emisarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ndërmjetësuesin e dialogut Kosovë-Serbi nga BE-ja, Miroslav Lajçak dhe këshilltarët për politikë të jashtme dhe siguri të Gjermanisë Jens Plettner, dhe ai i Francës Emmanuel Bonne.
Në media janë publikuar pamje ku shihet prezenca e përfaqësuesve ndërkombëtarë tek objekti i Qeverisë së Kosovës.
Një ndër temat e nxehta që pritet të diskutohen do të jetë edhe themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ndërkombëtarët po kërkojnë një propozim nga qeveria kosovare për themelimin e Asociacionit.
SHBA po insiston se Asociacioni duhet të themelohet në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.
Së fundmi, ka pasur zëra për përshpejtim të arritjes së marrëveshjes finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.