Ka filluar të mbahet takimi ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe të dërguarit të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach.
I dërguari i Britanisë së Madhe ndodhet sot për vizitë në Kosovë, ndërsa pas takimit me kryeministrin Kurti, Peach do të takohet edhe me presidenten Vjosa Osmani.
Më 2 dhjetor 2021 Mbretëria e Bashkuar emëroi Stuart Peach të Dërguar të Posaçëm për Ballkanin Perëndimor.
Kryeministri britanik, Boris Johnson ka emëruar Sir Stuart Peach të dërguar të posaçëm për Ballkanin Perëndimor si pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Mbretërisë së Bashkuar për zhvillimin dhe prosperitetin e rajonit.