Ka filluar takimi i delegacionit gjerman për njohjen e patentëshoferëve në Gjermani me ministrin e Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku.
Takimi në fjalë është konfirmuar për Indeksonline nga vetë ministri Abdixhiku, i cili bëri të ditur se është thjeshtë informues dhe nuk është takim vendimmarrës.
“Takimi nis në ora 15:00. Është thjeshtë informues”, tha shkurt ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku.
Ndryshe delegacioni gjerman për vizibilitet pritet të vizitojë edhe Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Agjencinë e Regjistrimit Civil, të bëjë inspektimin e auto shkollave në mënyrë që të merret vendimi për njohjen e patentë shoferëve të Kosovës për të gjithë bashkatdhetarët që jetojnë në Gjermani.
Premtimi për njohjen e patentëshoferëve të Kosovës në Gjermani ishte bërë edhe nga ministri gjerman, por që mbetet të shihet nëse një gjë e tillë do të arrihet pas këtyre takimeve.