Site icon PrishtinaPress

Fillon seanca ndaj Mustafës, mbrojtësja e viktimave dhe avokati do të paraqesin deklaratat përmbyllëse

Ka nisur seanca në gjykimin ndaj Salih Mustafës, ku mbrojtësja e viktimave dhe mbrojtja e Mustafës do të paraqesin deklaratat përmbyllëse.

Kujtojmë se dje deklaratat përmbyllëse i ka paraqitur zyra e prokurorit të specializuar, të cilët kanë kërkuar që Salih Mustafa të dënohet me dënim unik prej 35 vitesh burgim.

Aktakuza ndaj Mustafës është konfirmuar më 12 qershor 2020.

“Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave. Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar”, ka njoftuar Gjykata Speciale përmes një komunikate.

Bëhet e ditur se në aktakuzën e konfirmuar, Salih Mustafa akuzohet në kuadër të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale, për: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme si krime lufte të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jo ndërkombëtar në Kosovë, ose në lidhje me atë konflikt.

Sencën gjyqësore mund ta ndiqni live KËTU.

Exit mobile version