0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Fillon samiti i G-20, do të diskutohet edhe çështja e emigrantëve sirianë

Sot do të fillojë punimet samiti i radhës i shteteve anëtare të G-20 dhe në këtë samit që do të mbahet në Kinë një nga temat që do të diskutohen do të jetë edhe çështja e emigrantëve sirianë, transmeton Gazeta Express.

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel tha për mediat se gjatë samitit do të zhvillojë një takim me liderët e Francës, Italisë dhe Turqisë për të diskutuar hapat e mëtejshëm për marrëveshjen me emigrantët ndërmjet Bashkimit Evropian (BE) dhe Turqisë.
Muajin e kaluar Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan i bëri të ditur BE-së se nëse nuk miratohet liberalizimi i vizave me Turqinë, marrëveshja për emigrantët përfundon. Ndërkohë mediat turke raportojnë se Turqia i ka vendosur BE-së afatin e fundit për liberalizim muajin tetor.
Megjithatë Kancelarja Merkel konfirmoi përsëri se liberalizimi i vizave me Turqinë do të ndodhë kur kjo e fundit të plotësojë 72 kushtet e vendosura nga BE-ja.
G-20 është shkurtesa e “Grupi i njëzetë” që përbëhet nga 19 shtetet që kanë ekonominë më të industrializuar dhe Bashkimit Europian. Ky grup nuk përfshin vetëm shtetet e G-7, që përbëhet nga shtatë shtetet “më të pasura” si SHBA, Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Kanada, Italia dhe Japonia, por edhe nga shtete në zhvillim e sipër si Turqia, Brazili, Argjentina, India, Kina, Indonezia, Meksika dhe Arabia Saudite. 20 shtetet anëtare përbëjnë 85% të ekonomisë botërore dhe 75% të shkëmbimeve tregtare. Interesante se Zvicra, Norvegjia nuk janë pjesë e grupit, përkundër që kanë ekonomi më të zhvilluar se disa shtete anëtare në të.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img