1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Fillon rregullimi i rrugës 11 kilometra që do të kushtojë gjysmë milioni euro

Ka filluar punimet për rehabilitimin e rrugës regjionale Kramovik-Xërxe me gjatësi prej 11.8 kilometrash.
Në përurimin e këtyre punimeve që u bë në pasditen e sotme, u tha se projekti për këtë rrugë ka qenë e kamotshme, dhe e nevojshme, jo vetëm për qytetarët e Rahovecit por edhe komunës së Klinës, Prizrenit, e të Gjakovës.
Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, ka treguar se në biseda me kryetarin e komunës së Rahovecit, por edhe me Ministrin e Financave, Avdullah Hoti, ky projekt do të vazhdojë edhe në vitin e ardhshëm, varësisht prej nevojave dhe në përputhje me kërkesat që paraqiten.

“Kemi nder të veçante që sot me neve është edhe ministri i Financave në përurimin e rrugës Kramovik-Xërxë. Është një investim i Ministrisë së Infrastrukturës me vlerë prej afër gjysmë milioni euro, rruga që do të meremetohet është 11. 8 kilometra. Natyrisht ne biseduam me kryetarin por edhe me ministrin Hoti që ky projekt të vazhdoj edhe në vitin e ardhshëm në përputhje me nevojat por edhe me kërkesat që paraqiten qoftë nga komuniteti por edhe në mënyrë që të respektohen të gjitha standardet për ndërtimin e rrugëve”, tha Zharku.
I pari i komunës së Rahovecit Idriz Vehapi tha se një projekt si ky është i qëlluar, dhe nevojë e kamotshme për një regjion bujqësor, e me nevoja shumë të mëdha për të jetuar.
“Është një projekt shumë i qëlluar për qytetarët e Rahovecit, një rrugë regjionale e cila është shumë e gravitueshme jo vetëm prej qytetarëve të komunë sonë por edhe komunave përreth siç është Klina, Prizreni, Gjakova. Është nevojë e kamotshme, një regjion bujqësor , me nevoja shumë të mëdha për të jetuar, për të punuar për të kryer aktivitet ditore”, tha Vehapi.
E ministri i Financave Avdullahu Hoti, për rrugën regjionale Kramovik -Xërxë, tha se është e rëndësisë nacionale.

“Është rrugë e rëndësisë nacionale që lidh Klinë-Rahovec-Prizren. Mendoj që është një ndihmesë e madhe për gjithë komunitetin por edhe për lëvizjen që bëhet në këtë komunë.”, tha Hoti.
Ndryshe Zharku ka bërë të ditur, se veç këtij projekti Ministria të cilën ai e drejton do të përkrah komunën e Rahovecit edhe me rrugën qarkore, duke shtuar se gjatë këtij viti do të përurojnë edhe rreth-rrotullimin në Xërxë dhe në Krushë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img