0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Fillon protesta studentore kundër Asociacionit

Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës, ka filluar të marshojë kundër themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe ashtu siç ka paralajmëruar.

Protesta është thirrur në vigjilje të 53 vjetorit të themelimit të Universitetit të Prishtinës.

Nisja për në protestë është organizuar nga disa komuna të vendit, teksa transporti ka qenë falas.

Protestuesit u mblidhen në oborrin e Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani” për të marshuar pastaj drejt qendrës së kryeqytetit.

Në vitin 2013 është arritur marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për Asociacionin, ndërsa më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili deri më tani ka kundërshtuar fuqishëm krijimin e Asociacionit njëetnik, më 2 shkurt shpalosi para deputetëve të Kuvendit të Kosovës gjashtë kushtet për formimin e tij.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img