Komuna e Prishtinës ka njoftuar se do të zhvendosin Tregun e Gjelbërt përkohësisht dhe kanë filluar rrënimin dhe pastrimin e hapësirës.
Këtë e ka bërë të ditur Florian Dushi, drejtor i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës.
Ai gjithashtu ka bërë të ditur se Prishtina do të ketë treg të ri.
“Filluam rrënimin dhe pastrimin e hapësirave ku do të zhvendoset përkohësisht Tregu i Gjelbërt deri në realizimin e projektit të Tregut të ri të premtuar nga Kryetari Përparim Rama!”, ka shkruar ai.