Site icon PrishtinaPress

Fillon nxjerrja e minatorëve të bllokuar në Minierën e Trepçës

Prej orëve të vona mbremë e deri në këto çaste kanë mbetur të bllokuar disa punëtorë të Minierës së Trepçës, shkak një prishje e ashnesorit.

Këtë e ka konfirmuar për IndeksOnline Kryesuesi i bordit të Trepçës, Bahri Hyseni.

Ai bëri të ditur se nuk ka asnjë të lënduar dhe se minatorët janë rrugës duke dalur prej Minierës së Trepçës përmës rrugëve alternative.

“Kanë qenë poshtë në Minierë duke punuar, punëtorët tashmë janë rrugës duke dalur, gjatë ditës kanë provuar ta rregullojnë po më gjasë nuk është rregulluar dhe po i përdorin rrugët aletrantive”, ka thënë Hyseni për IndeksOnline.

Exit mobile version