Ka nisur mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të diskutuar lidhur me situatën e sigurisë në vendin tonë.
Mbledhja vjen pas situatës në Ukrainë, teksa atje sot u shpall gjendje e jashtëzakonshme.
Se do të mbahet kjo mbledhje gjatë ditës së sotme për Insajderin e ka bërë të ditur, këshilltari për media i zyrës së presidencës, Bekim Kupina.
Sot Ukraina ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme, ku ka kërkuar nga qytetarët e që mos ta vizitojnë Rusinë.
Agresioni rus mbi Ukrainën u dënua edhe nga krerët më të lartë të institucioneve të shtetit.