Ka filluar në orë 09:00 vrapimi i garuesve në maratona “Prishtina 2022”, aktivitet ky që është organizuar nga Federata e Atletikës së Kosovës dhe Departamenti i Sporteve.
Kryetari i Federatës së Atletikës Halil Sylejmani, tha që kjo garë është shumë e rëndësishme dhe që në këtë garë po marrin pjesë garuese me renome ndërkombëtare
“Unë mendoj që kjo maratonë që në fillim, është jo thjesht e rëndësishmesh por është super e rëndësishmesh, sepse kjo garë e cila mbahet e 20-ta me radhë e ka dhënë provimin vete dhe këtu ka pruar garues me renome ndërkombëtare. Këtë garë unë mendoj që çdo qytetar i Kosovës duhet ta përkrah në çfarëdo forme që mundet, po ashtu falënderoj bashkorganizatorët” tha Sylejmani./Prishtinapress/