Ministria e Shëndetësisë organizon takimin tradicional të shënimit të Javës Botërore të Vetëdijesimit për Antibiotikët e cila ka për qëllim t\’i bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës e posaçërisht mjekëve, për kujdes të shtuar në përshkrimin e panevojshëm të antibiotikëve.
Rezistenca ndaj antibiotikëve është një ndër kërcënimet më të mëdha të shëndetit global. Ajo po rritet me ritëm të frikshëm në të gjitha pjesët e botës.
Shfaqja dhe përhapja e mikrobeve rezistente ndaj antibiotikëve është kërcënim për ardhmërinë e fëmijëve tanë.
Java Botërore e Vetëdijesimit për Antibiotikët ka për qëllim të ngrisë vetëdijesimin për rezistencën globale antimikrobike dhe të inkurajojë praktikat më të mira tek publiku, punëtorët shëndetsorë dhe vendimmarrësit për ta shmangur shfaqjen dhe përhapjen e rezistencës ndaj antibiotikëve.
Ky takim mbështet nga Zyra Evropiane e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kopenhagë dhe mbahet sot në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.