1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Fillon Inside Out Kosova, kërkohen fytyra të lumtura, shprehëse e rrezatuese

OJQ Iniciativa për Prosperitet në Kosovë (PIKS), me mbështetje të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) dhe Lëvizjes Globale Inside Out me bazë në Neë York, SHBA, fillon punimet për projektin artistik Inside Out, me moton “Përmes Syve të Mi”.

Me besim të plotë në fuqinë transformuese të artit, ata synojnë të ndryshojnë paragjykimet dhe perceptimet negative të shoqërisë sonë për situatën e përgjithshme në vend, duke paraqitur portrete me fytyra të lumtura që shprehin pozitivitet të njerëzve që na rrethojnë.
Prandaj, jo rastësisht, projektin e kanë titulluar “Përmes Syve të Mi”, meqenëse besojmë se përmes syve tonë mund të shohim që ekziston ende shpresa për një të ardhme të ndritur në horizont. Ne dëshirojmë që edhe të tjerët të përceptojnë ndryshe situatën e tanishme si brenda ashtu edhe jashtë dhe të braktisin përceptimet negative, raporton lajmi.net
Çka është Inside Out? Në vitin 2011, në konferencën TED në Kaliforni, artisti francez JR bëri thirrje për krijimin e një projekti artistik global- projektit Inside Out- të inspiruar nga postimet e tij masive nëpër rrugë. Më konkretisht, ky projekt përdor portretet dhe historitë e njerëzve të ndryshëm për të përçuar një mesazh më specifik mbi një çështje të caktuar sociale.
Si rezultat i Inside Out Kosova, portretet e realizuara do “të pushtojnë” disa nga hapësirat e zgjedhura publike të Prishtinës, ku do të ekspozohen dhe do të jenë të qasshme për të gjithë.
Paralajmërim: do të jetë e pamundur të mos buzëqeshni posa t’i keni parë!
Portretet do të realizohen në gjithsej shtatë (7) komuna të Kosovës, me fillim nga data 15 Gusht 2016, ku një shtand fotografik do të vendoset në secilën komunë dhe njerëz të ndryshëm do të kenë mundësinë të bëhen pjesë e lëvizjes sonë.

Agjenda se ku mund të bëheni pjesë e projektit:
15 Gusht 2016 / Prizren
(Shadërvan 12:00 – 14:00, Marash 16:00 – 19:00)
16 Gusht 2016 / Gjilan (Afër Teatrit të Qytetit 12:00 – 14:00 & 16:00 – 19:00)
17 Gusht 2016 / Prishtinë (Sheshi “Zahir Pajaziti” 12:00 – 14:00, Sheshi “Nëna Tereza” 16:00 – 19:00)
18 Gusht 2016 / Gracanicë (Rruga kryesore “Cara Lazara” 12:00 – 14:00 & 16:00 – 17:00)
19 Gusht 2016 / Gjakovë (Para Hotel “Pashtrikut” afër parkut 12:00 – 14:00, në Carshi të Vjeter tek kafiqat 16:00 – 19:00)
20 Gusht 2016 / Mitrovicë (Te Sheshi “Mehë Uka” 12:00 – 14:00 & 16:00 – 19:00)
21 Gusht 2016 / Peje (Te Sheshi 12:00 – 14:00 & 16:00 – 19:00)

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img