Kanë filluar përgatitjet e qytetarëve serbë për protestën e paralajmëruar në sheshin “Car Lazar” të Mitrovicës Veriore.
Në mënyrë të organizuar serbët kanë arritur në protestën që pritet të nisë nga ora 12:00 në sheshin “Car Lazar” në Mitrovicën Veriore.
Ndërkaq në hyrje të sheshit janë duke u shpërndarë flamuj të Serbisë.
Po ashtu, vetura të shumta me targa të Serbisë e autobusë me flamuj serb janë parë nga Zveçani në drejtim të Mitrovicës së Veriut, kështu duke lënë të kuptohet se përgatitjet për protestën e paralajmruar nga Lista Serbe veç se kanë filluar.
Siç raportojnë mediat me dhjetëra autobusë janë parë që janë duke shkuar në Mitrovicë të veriut, ndërsa të gjithë autobusët kanë numra të vendosur.
Një grup i të rinjve në lagjen e boshnjakëve në Mitrovicë kanë vendosur flamurin e Kosovës dhe të Shqipërisë.
Qytetarët të cilët e kanë marrë këtë iniciativë kanë thënë se kjo po bëhet për të treguar se veriu është tokë e Kosovës dhe e shqiptarëve.