Site icon PrishtinaPress

Fillon fushata e vendosjes së mikroçipit dhe regjistrimit të qenve nëpër Kosovë

Agjencia për Veterinari dhe Ushqim, me mbështetje të projektit “ Mbështetje për krijimin e programeve të mbikëqyrjes dhe kontrollit të sëmundjeve dhe përafrimin me kapitullin 12 të Acquis”, të financuar nga Bashkimi Europian në Kosovë, ka filluar fushatën e vendosjes së identifimit të qenëve me mikroçip në të gjitha komunat e Kosovës.

Vendosja e mikroçipit është procedurë rutinore dhe e lehtë. Mikroçipi mund të vendoset në ambulancat veterinare të autorizuara nga AUV dhe do të jetë falas për 1 vit.

Për më tepër, edhe shërbimi i sterilizimit/kastrimit ofrohet falas për 1 vit, për pronarët e qenve të cilët dëshirojnë ta marrin këtë shërbim.

Listën e plotë të klinikave gjejeni në faqen e AUV

 

Exit mobile version