Komuna thotë se, kjo ditë është zgjedhur pas të gjitha përgatitjeve teknike dhe operative nga ana e Komunës së Prishtinës dhe kompanisë pasi që parashikimet klimatike sigurojnë një javë me mot stabil dhe pa reshje, për arsye se reshjet gjatë procesit të dezinsektimit e bëjnë të paefektshëm aksionin.
Por, Komuna e Prishtinës ka vendosur t’i bëjë një shërbim edhe Komunës së Graçanicës duke e dezisnektuar edhe lagjen “Nicë” e cila është në kufi më Prishtinën, por që më territor dhe juridikisht është brenda administrimit të qytezës së vogël të Graçanicës, shkruan lajmi.net.
Banor i kësaj lagjeje është edhe kryetari i Prishtinës, Shend Ahmeti dhe ish nënkryetari i saj, Dardan Sejdiu.
Sipas njoftimit të Komunës, sivjet do të dezinsektohet një sipërfaqe e përgjithshme prej mbi 6000 hektarë, duke përfshirë edhe zona rurale ku ka potencial të lartë të zhvillimit të këtyre insekteve. Edhe këtë vit do të përdoren preparatet e sigurta të regjistruara për përdorim në vendet e Bashkimit Evropian dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Dezinsektimi do të bëhet çdo ditë duke filluar nga ora 19:30 deri në orën 23:30 (24:00), sipas datave të mëposhtme nëpër lagjet e caktuara:
11.07 Aktash, Lagjja e Muhaxherrëve, Parku i Qytetit, Vellushë (Blloqet-Shtëpia e Pleqve), Qendra e Qytetit, Qyteza Pejton, Tophane.
12.07 Lakrishte, Dardania, Arbëria,Shkabaj, Ulpiana, Zona Industriale dhe Kazerma Adem Jashari.
13.07 Prishtina e Re (Veternik), Lagjja Nic; Lagjja Qëndresa, Kodra e Trimave dhe Vneshtat.
14.07 Bregu i Diellit, Lagjja E Spitalit, Kalabria, Kolovice dhe Kolovice e Re.
15.07 Taslixhe, Velani, Mat, Sofali, Taukbahqe dhe Gërmi.
16.07 Bernice e Eperme dhe Bernice e Poshtme, Barileve, Besi, Bardhosh, Prugovc, Teneshdoll, Vranidoll dhe Hajvali.
Komuna thotë se, bashkëpunimi i qytetarëve në këtë proces është i një rëndësie të veçantë për suksesin e këtij procesi. “Andaj luten të gjithë qytetarët për bashkëpunim në mënyrë që ky aktivitet të jetë sa më i suksesshëm. Gjatë kohës së dezinsektimit, për së paku një orë duhet të kufizohet dalja në hapësirat që dezinsektohen. Gjithashtu, dritarët e shtëpive dhe banesave duhet të mbahen të mbyllura, ashtu që të mos futen insektet brenda”. Apelohet tek shoqatat e bletarëve, për kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe.
Monitorimi i këtij procesi nga ana e Komunës së Prishtinës do të jetë i vazhdueshëm, dhe në bashkëpunim me qytetarët do ta japim maksimumin për një dezinsektim sa më efektiv.
Për çdo informatë shtesë apo paqartësi në lidhje me procesin ju lutem kontaktoni në numrat e telefonit: 049 221 223; 049 221 224; 044 248 442.