Site icon PrishtinaPress

Fillon dëshminë dëshmitari i 19-të në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, ka filluar të dëshmojë dëshmitari i 19-të në këtë çështje (me kodin 04566).

Para fillimit të marrjes në pyetje të tij nga ana e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), prokurori Matt Halling ka lexuar një përmbledhje të shkurtë të dëshmisë së dëshmitarit të 19-të, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Anëtari i familjes së dëshmitarit 04566 shkoi në Drenoc në vitin 1998 ku e mbajtën të ndaluar, pjesëtar të tjerë të familjes shkuan të merrnin vesh fatin por nuk u lejuan ta shihnin, anëtari i familjes së 04566 u zhduk, 04566 dhe pjesëtarë tjerë të familjes bënë shumë kërkime për të marrë vesh për fatin e të ndaluarit por pa sukses, trupi i të ndaluarit u gjet shumë vite më pas”, tha prokurori Halling.

Më tej, nga ana e prokurorit Halling është kërkuar të kalohet në seancë private.

Paraprakisht, dëshmitari 18-të (me kodin 03832) ka përfunduar dëshminë e tij, tërësisht në sesion privat./BetimipërDrejtësi

Exit mobile version