Site icon PrishtinaPress

Fillojnë thirrjet për kthimin e Arda Turanit në ndeshje me Kosovën

Ish-presidenti i Galatasarayt, Abdurrahim Albayrak, i ka bërë thirrje Fatih Terimit ta ftojë Arda Turanin në ndeshjen me Kosovën.
Fatih Terim ka prishur marrëdhëniet me yllin e Barcelonës, dhe për këtë arsye nuk po e fton, por rezultatet e fundit kanë treguar se ai ka gabuar.
“Mësuesi Fatih Terim, të kam dashur dhe kemi kaluar kohëra të mira. Si qenie njerëzore preferoj të thërrasësh Arda Turanin”, ka deklaruar Albayrak, shkruan Star.com.tr.
Turqi-Kosovë luhet më 12 nëntor. Turqia ka dy pikë në grupin I, një më shumë se sa Kosova.

Exit mobile version