5.2 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img
Home Lajme Fillojnë punimet për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes nga Termokosi

Fillojnë punimet për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes nga Termokosi

65
Advertisement

Punimet për rehabilitimin dhe zgjerimin e rrjetit të ngrohjes kanë nisur sot në lagjen “Kalabria”.

Advertisement

Sipas njoftimit për media nga Termokosi, në kuadër të punimeve, që do të zhvillohen planifikohet, që në rrjetin e ngrohjes të kyçen 30 objekte banesore të lagjes “Kalabria”, 2 objekte të vjetra banesore në lagjen “Ulpiana” dhe 6 objekte banesore në lagjen “Mati 1”.

“Ndërkaq, objekte institucionale, që do të kyçen në rrjetin e ngrohjes janë: çerdhet e fëmijëve “Buzëqeshja” dhe “Xixëllonjat”, Teatri Kombëtar, Filarmonia e Kosovës, Ministria e Kulturës, shkolla “Naim Frashëri”, Stacioni i Policisë në lagjen e “Muhaxherëve”, Fakulteti i Arteve, ndërtesa e EULEX-it dhe Doganat e Kosovës” , thuhet në njoftim.

Ndër të tjera në saje të këtij projekti do të rehabilitohen 100 nënstacione të ngrohjes, ndërsa 50 nënstacione do të jenë të reja.

“Në lagjen “Ulpiana” do të rehabilitohen 24 nënstacione, “Qendër”-10 nënstacione, “Dardani”- 26 nënstacione, “Bregu i diellit”- 8 nënstacione, ndërsa në objektet institucionale dhe publike do të rehabilitohen 36 nënstacione të ngrohjes. Si rrjedhojë e këtij projekti rrjeti i ngrohjes do të zgjerohet me 3287 metër gypa të rinj të paraizoluar të ngrohjes, ndërsa në rrjetin ekzistues të ngrohjes 3362 metra gypa të dimensioneve të ndryshme do të rehabilitohen (gypat e vjetër do të zëvendësohen me gypa të rinj)”, thekson njoftimi.

Ndër të tjera sipas komunikatës kjo pjesë e projektit për zgjerim dhe rehabilitim të rrjetit të ngrohjes është financuar nga Komisioni Evropian me 8.3 milion euro, ndërsa “Termokos” dhe Komuna e Prishtinës participojnë me nga 250 mijë euro.

PostAdssFotoja e reklamës