Bashkësia Islame e Mitrovicës ka nisur me punimet fillestare për rindërtimin e Xhamisë së Ibrit.
Punimet kanë filluar me matjen fillestare gjeodezike tek vendi ku më parë ndodhej objekti i xhamisë, raporton Mitropol.
Rindërtimi i Xhamisë së Ibrit ka qenë kërkesë e kahmotshme e qytetarëve e cila u zyrtarizua edhe me një kërkesë të Komunës së Mitrovicës Veriore drejtuar Këshilli të Bashkësisë Islame në Mitrovicë.




