Punimet kanë filluar sot para orës 9 të mëngjesit dhe po merr pjesë edhe kryetari i Mitrovicës veriore, Goran Rakiq.
Njëri nga bagerët po e heqë mbetjen e murit të rrënuar dje ndërsa dy të tjerë po e bartin materialin e mbetur duke e hedhur në rrugën ku do të jeshte sheshi dhe ku do të bëhet nivelizimi, shkruan portali i Mitrovicës veriore kossev.info.
Edhe sot janë mbledhur ekipet e gazetarëve por në një numër shumë më të vogël, ndërsa prezent është kryetri Rakiq.
Portali njohton se punimet do të vazhdojnë zyrtarisht në prezencën e përfaqësuesve të Ministrisë për planifikim hapësinor të Kosovës.
Konstruksioni i ri do të jete i gjerë një metër e njëzetë centimetra, me gjatësi 50 metra, në formë kaskade me shkallë, ku shkalla e parë është 40 centimetra ndërsa e dyta është 70 centimetra.
Në njërën pjesë do të jete një ndërprerje prej 9 metrash me shtylla të telekomanduara që zhyten në tokë ose dalin në sipërfaqe sipas nevojës, duke mundësuar kalimin e këmbësorëve, të mjeteve të policisë, zjarrfikësve dhe autoambulancave.
Telekomandat do t’i dorëzohen policisë, njësisë së zjarrfikësve dhe shërbimit emergjent në mënyrë që të kenë qasje të papenguar në rast nevoje.