Sot, e hënë (14 maj 2018), me fillim në ora 09:00, Ministria e Infrastrukturës nën udhëheqjen e ministrit Pal Lekaj, do të mbajë ceremoninë e fillimit të punimeve për ndërtimin e rrugës nacionale M2, Milloshevë –Mitrovicë, “Rruga e Tre Heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha”, aksi rrugor Smrekovnicë – Gojbule.
Ceremonia e inaugurimit të punimeve do të mbahet në fshatin Gojbule, sot e hënë 14 maj 2018, me fillim nga ora 09:00.
Në këtë ngjarje do të marrin pjesë personalitete të larta të institucioneve shtetërore.
Ministria e Infrastrukturës fton median tuaj që të marrë pjesë në këtë aktivitet të rëndësishëm për qytetarët e vendit tonë.